​Surroi:Asnjë obligim nga Pakoja
 Ahtisaari për komunat serbe

​Surroi:Asnjë obligim nga Pakoja<br /> Ahtisaari për komunat serbe
Politikani i Kosovës, Veton Surroi, i cili ka qenë negociator për miratimin e Pakos së Ahtisarit, shprehet se prej saj nuk rrjedh asnjë detyrim për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

Surroi thekson se e kundërta është e vërtetë pasi një bashkësi e tillë do të shkelte Kushtetutën e Kosovës.

Ja çfarë shkruan Surroi:
Sa për sqarim, në cilësi të negociatorit kyç më 2005-2007: Kosova nuk ka asnjë dhe të vetmin obligim nga Pakoja e Ahtisaarit për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Kosova i ka integruar të drejtat të komuniteteve jo-shumicë (të drejtave minoritare) në Kushtetutën e Republikës. Në këtë Kushtetutë , njëjtë, nuk ekziston kurrfarë obligimi për të krijuar Bashkësi të komunave serbe. Përkundrazi, çfarëdo Bashkësie e komunave serbe e prish strukturën bazë qeverisëse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. (Përgjigje spekulimeve qeveritare apo pro-qeveritare se Kosova e ka për borxh krijimin e Bashkësisë së komunave serbe).

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve