Duke marrë shkas nga një artikull i Botuar në Gazetën Panorama: “Fshati i mbuluar me turist shqiptarë vetëm 50 km nga...” (referimi ësht për Sarandën), artikull i përshtatur nga gazeta Dita, pyetja kryesore që shtron artikulli është përse shqiptarët vizitojnë Greqinë, duke anashkaluar plazhet e Rivierës shqiptare?
Sigurisht, si çdo përse tjetër, edhe kjo pyetje ka përgjigje, si teknike ashtu edhe emocionale.
Duke filluar nga kjo e fundit, mund të thuhet se një pjesë e shqiptarëve e kanë vizituar kryq e tërthorë Shqipërinë e vogël, dhe sigurisht është praktikë normale të provosh një destinacion ndryshe, aq më tepër kur ky destinacion është akoma më tërheqës. Të paktën, vizitorët nëpër botë kështu bëjnë. Turistët shkojnë atje ku ndjehen mirë dhe kënaqen më shumë. Madje, edhe për fatin tonë të mirë, urrejtja ksenofobike greke ndaj shqiptarëve po zbehet gjithmonë e më shumë, duke i lënë vend shkëmbimeve, respektit të ndërsjelltë dhe afrimin e pa-evitueshëm midis dy popujve.
Së dyti, Greqia ka qënë dhe është një destinacion turistik ‘par excellence’. Një nga më të bukurat në botë. Një vënd ku kalojnë pushimet ‘celebrities’ të kalibrit të Kristiano Ronaldo, Beyonce, etj. Greqia ka Santorinin, ishull që së bashku me Ibizën e spanjës, Kaprin e italisë, apo ishujt Haëai të SHBA_së, jënë perlat e turizmit botërore. As që diskutohet që, nga këndvështrimi hedonik – kënaqësia emocionale - cilido turist do ta preferonte shumicën e destinacioneve greke kundrejt destinacioneve shqiptare.
Së treti, habitati turistik dhe njerzit kanë arritur të konsolidohen në mënyrë të tillënë Greqi duke krijuar një raport shumë të ngushtë midis jetës së njërzëve dhe aktiviteteve ekonomike. Pikërisht, ky është edhe paradoksi më i madh për çdo shqiptarë, pasi territori ynë ka shumë për të bërë në këtë drejtim. Pikëpyetjet më të mëdha që çdo shqiptarë bën nuk kanë të bëjnë me tema konkrete dhe praktike që favorizojnë mbrojtjen, zhvillimin dhe integrimin e jetës së njerzëve me habitatin ku jetojnë. Shumica e turistëve shqiptarë akoma nuk e njohin turizmin kulturor, arkeologjik, fetar, kongresual dhe tematik si pasojë e mos zhvillimit të tyre në vendin tonë. Mosnjohja thekson distancën e zhvillimit social dhe ekonomik që vendi ynë ka me fqinjin tonë. Si pasojë, kjo diferencë në zhvillim, krijon një boshllek emocional te turistat tanë. Ky boshllek emocional, shpesh herë i pasuar nga reagime negative deri nihiliste ndaj habitatit dhe shoqëris tonëështë edhe përgjigja emocionale e paradoksit dhe pykëpyetjeve të mëdha që lindin.
Përgjigja teknike ka të bëjë me arritjet praktike që Greqia ka bërë në drejtim të zhvillimit të këtij sektori. Së pari, turizmi në Greqi kontribuon në ekonomin e vendit me 32.8 miliard $, ose me 18.6% të të ardhurave totale. Kontributi direkt i turizmit në punësim është me 423 000 vende pune, dhe kontributi indirekt me 860 500 vende pune. Një zë i fuqishëm i shpenzimeve turistike zë edhe eksporti që realizohet nga turistët(27.5 milion turist të ardhur në vitin 2016) qëështë prej 15 miliard $ në vit. Ndërkohë, që rëndësia e sektorit vërehet edhe nga investimet që realizon shteti, të cilat përbëjn afërsisht 15% të investimeve (në vitin 2016 ishin 15.7 % ndaj totalit).
Së dyti, teknikisht Greqia është shumë e shume herë më e konsoliduar në infrastrukturë, në shërbim dhe nga ana e inkurajimit të hyrjeve turistike. Qëndrimi pozitiv, edhe i shumë shqitptarëve është një dëshmi e qartë.
Së treti, Greqia ka një vazhdimësi ideologjike politike, fetare, kulturore dhe ambientale që favorizojnë mbrojtjen e ambientit dhe respektimin e komunitetit dhe habitatit. Këto element janë thelbësor për zhvillimin e turizmit dhe për mbrojtjen dhe bashkëjetesën e njerzëve me habitatin rrethues.
Pasqyra e mësipërme, nuk ka si qëllim të vetëm promovimin e turizmit grek kundrejt atij shqiptarë, por kërkon të shpjegojë se si turizmi si shumë aktivitete të tjera ekonomiko-shoqërore, kërkon investime monetare dhe jo-monetare, mbrojtje të biodiversitetit si dhe impenjim dhe vazhdimësi të përmirësimit të traditave demokratike të një vendi. Tradita që favorizojne bashkëjetesën midis zhvillimit turistik dhe mbrojtjes ambientale.
Sigurisht, edhe Shqipëria në një kohë të shkurtër mund të shëndërrohet në një destinacion të denjë për tu vizituar dhe për të kënaqur turistë nga e gjithë bota. Në mënyrë sporadike po e bën që tani. Por turizmi i masës, turizmi që fillon në prill dhe mbaron në tetor është diçka krejt ndryshe nga dyndja e ‘emigrantëve dhe kosovarëve’ te korrikut dhe gushtit.
Turisti i sotëm, shqiptarë apo i huaj, kërkon një ambient të pastër, të qetë, me shërbime bashkohore dhe me çmime të arsyeshme. Turistin e sotëm është i informuar,ai nuk mashtrohet dy herë. Atë duhet ta kërkosh, ta joshësh dhë t’i tejkalosh pritshmërit e tij. Vetëm ashtu, ai do të kthehet dhe do ta këshillojë te miqtë Shqipërinë. Turisti i sotëm është i thjeshtë, i përgatitur, kërkues dhe nuk ofron lehtë këshilla, madje ai është shumë kritik dhe nuk të fal. Kritika e tij lind nga e drejta demokratike e ligjit ofertë-kërkesë. Ai sakrifikon para, kohë dhe lodhje fizike dhe kërkon me të drejt morale dhe ligjore që ajo që paguan ti kthehet mbrapsh në shërbim.
Rutina e përditshme e lodh turistin e sotëm, prandaj ai kërkon të jetë në kontakt me natyrën, me kulturën dhe arkeologjinë. Pushimet janë diçka e ‘shenjtë’ për të, pasi janë e vetmja mënyrë e largimit nga kaosi, zhurma dhe lodhja nga jeta e qytetit. Ai nuk kërkon vetëm ushqim, shfrenim, trasgresion apo aparencë. Ai kërkon diçka ndryshe, diçka të njejtë, pa marrë parasysh kufijtë, dallimet gjuhësore dhe kulturore. Ai kërkon të shpenzojë për tu kënaqur dhe jo për tu mërzitur dhe për këtë ai nuk zgjedh Sarandën por Sivotan ose Pargën. Ai nuk zgjedh Durrësin, Shëngjinin apo Velipojën por zgjedh Ulqininin, Dubrovnikun apo Selanikun. Ai nuk zgjedh sepse është paragjykues, por zgjedh sepse di të gjykojë shumë mirë.
Turisti i sotëm është i pavarur dhe një qytetar i lirë I botës. Ai ngre shumë pikëpytje, të cilat janë pasoje e pakënaqësis së tij me degradimin dhe mos zhvillimin e habitatit ku jeton. Boshlleku emocional i turistit të sotëm shqiptarë do ti lërë vënd veprimeve të tij për të mbrojtur ambientin ku jeton, për rekuperimin e dinjitetit të humbur te qytetarit të lirë të botës dhe për respektimin e habitatit ku ne si popull jetojmë. Veprimet e tij janë sporadike, por ato jo vetëm që nuk janë zhdukur por janë duke u shtuar dhe në të ardhmen ato do të mund ti japin përgjigjen e duhur shumë turistëve shqiptarë dhe të huaj të cilët akoma nuk arrijnë të kuptojnë përse shqiptarët zgjedhin Sivotan kundrejt Sarandës.
Autori është pedagog në Fakultetin Ekonomik
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com