​Tahiri: Vettingu s'ka kthim pas
duam të pastrojmë drejtësinë

​Tahiri: Vettingu s'ka kthim pas<br />duam të pastrojmë drejtësinë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se vettingu në sistemin e drejtësisë nuk ka kthim pas.
 
Tahiri theksoi se reforma në drejtësi do të bëhet, pavarësisht rezistencës nga ata të cilët nuk duan drejtësinë e reformuar.
 
"Vettingu është një hap që nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës që në frontin e të keqes nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që na kanë besuar qytetarët", u shpreh Tahiri. 
 
Këto deklarata ministri i Brendshëm, i bëri gjatë aksionit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike prishjen e ndërtimeve pa leje pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. 

Tahiri akuzoi gjyqtarët për korrupsion, duke deklaruar se kanë marrë në mbrojtje ndërtimet pa leje në këmbim të parave.

"Sot disa gjyqtarë kishin bërë gati të merrnin vendim për të siguruar këto objekte të paligjshme. Tashmë të kthyer në një praktike korruptive, sa herë gjendemi një ndërtimi pa leje, gjenden disa gjyqtarë që e kanë bërë zakon shkeljen e ligjit, të marrin mbrojtjen e ndërtimit pa leje dhe të ndalojnë institucionet të bëjnë detyrën. Përpjeka jonë është të ndërtojmë një sistem drejtësisë që i shërben qytetarit", theksoi Tahiri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat