Vangjeli tha se që në fillim të takimit mes tyre pati debat dhe batuta.
“Ka qenë Basha i pari ai që ka nisur të lexojë kushtet e opozitës dhe Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë: “Mos më fol si në çadër se hutohem dhe nuk të ndjek dot”, ka thënë Vangjeli.
[gallery]22075[/gallery]
Por megjithë batutat, takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike nuk ka sjellë asnjë marrëveshje mes palëve, ndërsa palët kanë lënë të hapura mundësitë për të vijuar përpjekjet për gjetjen e një kompromisi.
I sigurt është fakti se çështja e qeverisë teknike për të cilën këmbëngul opozita, vazhdon të jetë pika e pakapërcyeshme nga të dy përfaqësuesit e lartë politik.
Er.K/d.b/Shqiptarja.com
