​Të enjten në Cineplex, filmi me
trazirat e ‘97-s i regjisorit spanjoll

​Të enjten në Cineplex, filmi me<br />trazirat e ‘97-s i regjisorit spanjoll
Shqipëria e 1997-s është bërë skena e filmit “Zgjimi i Enver Simakut” i regjisorit spanjoll Marco Lledo Escartindo.

Filmi do të shfaqet premierë këtë të enjte në kinema Cineplex në Tiranë.

Në këtë film luajnë aktorët shqiptarë Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili e Lulzim Guhelli...

Filmi i xhiruar në Spanjë dhe në Shqipëri e bazon elementin kryesor të rrëfimit te populli shqiptar.

Situatat nisin nga një ngjarje e  mbushur me mister, që lëkundet mes besëtytnive popullore, fantazmave, dhe ekzorcizmit të një prifti ortodoks që nuk e kishte ndërprerë ritualin edhe pse feja ndalohej ashpër gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Filmi rrotullohet rreth një vrasjeje të mistershme, shkaqet e së cilës nuk janë ashtu siç mendohet.

Në shtator të vitit 1997, afër Kishës së Mespotamit, ndodh një masakër, ku mbeti e vrarë edhe një gazetare, Anxhela. Ajo vrite në një kohë kur situata ishte tepër e trazuar në Shqipëri.

Rënia e firmave piramidale u shoqërua me revolta dhe ishte viti kur gjithçka doli jashtë kontrollit. Njerëzit e zhgënjyer dhe të varfëruar deri në qindarkën e fundit humbën arsyen, shpërthyen depot e armëve.

Dhe pasojat ishin tragjike. Në këtë kohë ndodhi edhe vrasja e Anxhelës. Çfarë kërkonte ajo në Mesopotam, fshatin 180 kilometra larg qendrës së revoltës?

Historia e pazbardhur e viteve më parë dhe disa xhirime amatore të bëra natën e 27 shkurtit e nxisin Zhylienin, të shoqin e gazetares, të kthehet të Shqipëri, kësaj here vetëm, pa mbështetjen e ndonjë kanali televiziv, me një synim më konkret të gjejë vrasësit e së shoqes.

Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” u dha për herë të parë në Shqipëri në mbrëmjen e së shtunës në Festivalin Ballkanik të Filmit në qytetin e Pogradecit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet