Thaçi: Do ta shqyrtojmë heqjen
e TVSH-së për lëndën e parë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që po iu bënë bizneseve në Kosovë, ai sot ka vizituar edhe disa ndërmarrje të prodhimit të mobilieve në Vushtrri. Ai ka thënë se qeveria do të shikojë mundësinë më të shpejtë që të heqë edhe TVSH-në për lëndën e parë dhe përpunimin e drurit dhe për prodhimin e mobilieve.
PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave që po iu bënë bizneseve në Kosovë, ai sot ka vizituar edhe disa ndërmarrje të prodhimit të mobilieve në Vushtrri. Ai ka thënë se qeveria do të shikojë mundësinë më të shpejtë që të heqë edhe TVSH-në për lëndën e parë dhe përpunimin e drurit dhe për prodhimin e mobilieve.
Thaçi ka vizituar tri kompanitë e mobileve, “BINNI”, “DEKRA” dhe “Ciao BERTO”, kompani këto që kanë punësuar mbi 120 punëtorë.
Thaçi, ka thënë se është i kënaqur me bisedat që ka zhvilluar me përfaqësuesit e këtyre kompanive, me numrin e madh të punëtorëve, e që paguhen mirë, por edhe me cilësinë, që e kanë në përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobilieve.
“Unë sot jam këtu në Vushtrri për të vizituar bizneset. Kam vizituar tri kompani të fuqishme të përpunimit të drurit dhe mobileve, tri kompani shumë të fuqishme jo vetëm të Vushtrrisë, por kompani shumë të fuqishme edhe në nivel të Kosovës, por mund të them edhe të rajonit”, ka thënë ai.
Kryeministri, ka thënë se qeveria e vendit do të shikojë mundësinë më të shpejtë që të heqë edhe TVSH-në për lëndën e parë dhe përpunimin e drurit dhe për prodhimin e mobileve, n ë mënyrë që të krijohen kushte dhe rrethana shumë më të lehta për përpunimin e tyre, me qëllim që të zgjerohen bizneset, dhe të hapen edhe vende të reja të punës.
Ndryshe, Fondi i Punësimit dhe Zhvillimit, që pritet të krijohet shpejtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me një fond prej 1,5 miliard eurosh, në të ardhmen do tu dalë në ndihmë që të hapen edhe bizneset e reja dhe të hapen edhe vende të reja të punës, ka theksuar Kryeministri Thaçi.
Marrë nga "Kosova Press"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.7%
-
Njësoj
15.8%
-
Më keq
56.5%
Vota total: 4672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59