​Thaçi mbërrin për një vizitë zyrtare
në Japoni, takim me homologun

​Thaçi mbërrin për një vizitë zyrtare<br />në Japoni, takim me homologun
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Japoni. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi të hënën në një drekë pune do të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Tokyo, Kryeministri Thaçi do të takohet edhe me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar të Kurorës, Naruhito.

Kryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Sophia, ku do të flasë për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe do të fokusohet në vizionin për të ardhmen e Kosovës. Kryeministri Thaçi nga Universiteti Sophia do të nderohet me titullin Honoris Causa.

Agjenda e takimeve të Kryeministri Thaçi në Japoni do të vazhdojë me takimin me anëtarët e Parlamentit të Japonisë, që janë themelues të Grupit parlamentar për Kosovën.

Të hënën, Kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në samitin e biznesit në Tokyo, ku do t’ju drejtohet me një fjalë rasti auditoriumit të përbërë nga përfaqësues të organizatave më të fuqishme biznesore të Japonisë, si Federata Japoneze e Biznesit, Organizata Japoneze e Tregtisë së Jashtme, Oda Japoneze e Ekonomisë dhe e Industrisë dhe Asociacioni Japonez i Menaxherëve Ekzekutivë të Korporatave.

Pritet që vizita e Kryeministrit Thaçi të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Marrë nga Kosova Press

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit