ELBASAN- Temperaturat e larta dhe thatësira e tej-zgjatur ka vënë në vështirësi mijëra fermerë në qarkun e Elbasanit.
Dy lumenjtë që lagin këtë qark, Shkumbini dhe Devolli, janë në minimumin e tyre historik. Në zonat kodrinore dhe malore thatësira djeg akoma më shumë. Veli Dika është rasti i një fermeri nga Funari që po lufton me thatësirën ditë e natë.
Ai ujit me kova pa pushim plantacionin me drurë, tashmë, jo për të përfituar frutat e tyre, por për ti mbrojtur nga tharja që ti marrë prodhim në vitet në vazhdim.
“Për mua pa pemë dhe bletë nuk ka jetë se unë jam shumë i apasionuar pas agrikulturës. Por unë i kam mbjell në një vend shumë të vështirë, që edhe në kohën e Enverit nuk arritën të nxirrnin ujë. Që të piqesh si fshatë, njerëzit nga 98 veta kanë ngel 8 veta. Unë kam ngel i vetëm, jam munduar ti mbajë, edhe dje kam pas një makinë me fuçia, me sakrifica për të shpëtuar jo prodhimin por jetim e pemëve për vitet në vazhdim.
Unë jam një njeri që për 25 vjet nuk kam marrë asnjë lloj ndihme dhe ja kam dalë vetë. Shteti ka problemet e veta, por gjërat mbesin rrugës, ujërat që dalin shterojnë rrugës dhe pemët mbesin pa ujë”, shprehet Veli Dika .
Veliu kërkon ndihmë nga shteti të shpëtojë pemët që po shkojnë drejt tharjes. Zgjidhja e menjëhershme për të do të ishte një mjet me një sasi uji që do ti sillte shpëtimin e pemëve nga tharja.
“Jam banorë i zonës, dhe mendoj që nëse shteti duhet të bëj diçka duhet të ndihmojë familjet që kanë investuar në frutikulturë dhe në bletë, dhe nëse ndihmohen këta ndihmohet e gjithë zona”, tha një banorë i zonës.
Banorët e Funarit thonë se Veli Dika është ndër të paktët fermerë që ka investuar gjithçka në këto plantacione, por thatësira po i venit shpresën për të pasur një të ardhme nga investimet e tij të jetës.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO