Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Tiranë në rrugën "Ndre Mjeda", ku është qëlluar në drejtim të një 23-vjeçari, i cili ka arritur të shpëtojë.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:30", ku persona të paidentifikuar, ë cilët qarkullonin me një mjet tip "BMW", kanë qëlluar në drejtim te mjetit tip "Renault".
Nuk dihen ende më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimorë po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 12.09.2017, rreth orës 21:30, në rrugën "Ndre Mjeda", në drejtim te mjetit tip "Renault", me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet tip "BMW".
Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com