TIRANE-Dy vëllezër të mitur amerikanë, rezidentë në Tiranë rezultojnë të zhdukur prej dy ditësh.
Tavish Taog Bailey-Kay, 14 vjeç dhe Tadgh Magnus Bailey-Kay, 17 vjeç janë parë herë të fundit tek zona Laprakës në Tiranë.
Policia bën të ditur se njoftimi për humbjen e tyre u bë nga nëna e djemve.
“Më datë 31.05.2017, ora 12:00, shtetasja amerikane Andrea Grace Bailey-Kay, e datëlindjes 13.09.1969, banuese me qera në rrugën “Fuat Toptani”, kallëzon se më datë 30.05.2017, i janë larguar nga banesa fëmijët T.M.B dhe T.T.B, të datëlindjes 13.03.2000 e 22.05.2003. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Mësohet se më i vogli prej djemve, 14-vjeçari vuan nga probleme mendore.
Pak para zhdukjes, 17-vjeçari mbante veshur xhinse blu, bluzë me jakë pak të kaltër ose gurkali.
Tavish Baylei Kay 14-vjeçari kishte probleme mendore, veshur xhinse dhe bluze jeshile.
Policia bën me dije se ka nisur kërkimet në zonë për gjetjen e fëmijëve. Mendohet se fëmijët mund të jenë ngatërruar në rrugicat e Laprakës dhe më pas nuk kanë kanë gjetur rrugën, duke humbur nënën e tyre.
Djemte nuk dinë të flasin shqip dhe janë zhdukur dhe njëherë në vitin 2015 në Somona të Meksikës, por fatmirësisht u gjendën.
[gallery]22519[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO