​Toka, Hëna, ngjyra e Diellit
nuk janë ashtu siç i mendonim

​Toka, Hëna, ngjyra e Diellit<br />nuk janë ashtu siç i mendonim
Toka është e rrumbullakët, Merkuri është planeti më i nxehtë dhe Dielli është i verdhë. Duken i fakte të thjeshtë, të pamohueshëm, të cilët i dinë edhe ata që nuk marrin shumë vesh nga astronomia.
 
Por, është koha për t’i rishikuar edhe një herë këto gjëra. Ka disa gabime të cilat na bëjnë të kuptojmë se sistemi diellor nuk është krejt ashtu siç mund të na duket.
 
Është Toka vërtet sferike?

toka

Kjo është e vërtetë dhe njëkohësisht, në mënyrë paradoksale, e pavërtetë. Forma e planetit tonë ndryshon në mënyrë të vazhdueshme për shkak të lëvizjes pa fund të pllakave kontinentale. Sigurisht, ato lëvizin vetëm 5 centimetra në vit, por prapë ka efekt në “pamjen” e planetit, e cila është larg sferës së përkryer.

toka graviteti
 
Imazhi sensacional më sipër që supozohet të tregojë formën e vërtetë të Tokës në fakt është modeli i gravitetit të planetit. Është krijuar nga të dhëna satelitore dhe nuk tregon formën e vërtetë, por thjesht demonstron fuqinë e gravitetit të Tokës në pika të ndryshme të saj.
 
A ka Hëna një anë të errët?
Është e përhapur teoria se rrezet e Diellit shkëlqejnë vetëm në njërën anë të Hënës, duke lënë në errësirë të plotë anën tjetër. Ky besim vjen nga fakti që sateliti ynë i tregon vetëm një anë Tokës, ndërsa ana tjetër nuk shihet nga këtu.

hena
 
Në fakt, Dielli i ndriçon të dyja anët e Hënës njësoj. E vërteta është se periudha që Hënës i duhet për t’u rrotulluar rreth vetes është e barabartë me kohën që i duhet për t’u rrotulluar rreth Tokës dhe kjo është arsyeja pse ne shohim vetëm një anë të saj.
 
A është Merkuri planeti më i nxehtë?
Gjithçka duket logjike. Merkuri është planeti më pranë Diellit, prandaj temperatura në sipërfaqen e tij duhet të jetë më e lartë se në planetët e tjerë. Por, planeti më i nxehtë i sistemit diellor është Afërdita, ndonëse gjendet 50 milionë kilometra më larg Diellit, krahasuar me Merkurin. Temperatura mesatare në Merkur është rreth 350°C, ndërsa në Afërditë mund të shkojë në 480°C.

merkur venus
 
Arsyeja qëndron te atmosfera e Afërditës. Merkuri pothuajse nuk ka atmosferë, ndërsa Afërdita e ka shumë të dendur, të përbërë pothuajse të gjithën nga dioksidi i karbonit. Kjo krijon një efekt serrë që ruan gjithë nxehtësinë e Diellit dhe e bën Afërditën më të nxehtën.
 
A është Dielli vërtet një top i madh i zjarrtë?
Temperatura në sipërfaqen e Diellit është jashtëzakonisht e lartë, mbi 5700°C. Duket logjike të mendojmë që kemi të bëjmë me një zjarr gjigant. Por kjo nuk është e saktë. Ajo që na duket si zjarr, në të vërtetë është energji në formën e dritës dhe nxehtësisë, e prodhuar nga reaksionet termobërthamore që ndodhin në bërthamën e yllit.

dielli
 
Reaksioni termobërthamor përfshin edhe ndryshimin e disa elementëve në disa të tjerë dhe kjo shoqërohet me nxjerrjen e energjisë së nxehtësisë dhe dritës. Kjo energji kalon përmes gjithë shtresave të Diellit për të arritur sipërfaqen, fotosferën, e cila neve na duket sikur po digjet.
 
 
A është Dielli vërtet i verdhë?
Të gjithë do t’i përgjigjeshin po kësaj pyetjeje, pasi Dielli i përket kategorisë së yjeve që njihen si xhuxhë të verdhë. Por, ashtu si xhuxhët e tjerë të verdhë, Dielli është krejtësisht i bardhë.

dielli ngjyra
 
Atëherë, pse syri njerëzor e sheh si të verdhë. Kjo vjen për shkak të atmosferës së Tokës. Drita, e cila ka gjatësi vale të gjatë në pjesën e verdhë dhe të kuqe të saj, kalon më lehtë nga të gjitha përmes atmosferës. Drita në gjatësi vale më të shkurtra, në pjesën e spektrit nga e gjelbra te vjollca, zhduket pothuajse e gjitha duke kaluar nëpër atmosferë. Efekti i kësaj është shfaqja e Diellit me ngjyrë të verdhë. Nëse do të dilnit nga atmosfera, Dielli do të dukej me ngjyrën e tij të vërtetë.
 
A është Toka më larg Diellit në dimër se sa në verë?
Edhe kjo duket logjike. Nëse dimri është më i ftohtë se vera, atëherë kjo do të thotë që në dimër Toka është më larg burimit të saj të nxehtësisë, apo jo? E vërteta është komplet e kundërta: Gjatë pjesës së ftohtë të vitit, planeti ynë është pesë kilometra më AFËR Diellit se sa në verë. Si është e mundur?

stinet
 
Përveçse rrotullohet rreth Diellit, Toka rrotullohet edhe rreth boshtit të saj, që sjell ditën dhe natën. Boshti i planit, i cili kalon përmes polit të veriut dhe atij të jugut, nuk është saktësisht pingul me orbitën e tij dhe rrezet e Diellit. Si pasojë, në gjysmën e viti një sasi e madhe e ngrohtësisë së Diellit bie mbi hemisferën jugore, ndërsa në gjysmën tjetër bie në atë veriore, duke prodhuar ndryshimin e stinëve.
 
Dihet që vera në hemisferën jugore është më e nxehtë se në veri. Kjo vjen nga që Toka është më pranë Diellit në janar, koha kur në pjesën jugore të globit është verë.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës