​Topalli: Basha po e asgjëson
demokratë ngrihuni, shpetoni PD

​Topalli: Basha po e asgjëson<br />demokratë ngrihuni, shpetoni PD
SHKODER-Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka shpërthyer hapur në deklarata kundër Lulzim Bashës.

Duket se reagimi i Bashës ditën e sotme ku deklaroi ngrirjen e funksioneve ka shkaktuar zemërim në radhët e demokratëve të vjetër.

Jozefina Topalli teksa deklaron se ky është një moment emergjence për PD, që rrezikon të asgjësohet, sipas saj.

Ajo bën thirrje që demokratët të marrin fatin në dorë qoftë kjo dhe me protesta.

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, (pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.
Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD-se demokrateve.
Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo s’ka lidhje me Lul Bashe.
Ai eshte" i paafte per t'u turperuar
", tha Topalli.

Pak para Topallit reagoi dhe Genc Ruli qe gjithashtu ne deklaraten e tij ishte i ashper kundrejt Bashes.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......