​Topalli përkujton Azem Hajdarin
mesazh të fortë Bashës/FOTO

​Topalli përkujton Azem Hajdarin<br />mesazh të fortë Bashës/FOTO
Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka përkujtuar sot Azem Hajdarin, i cili u nda nga jeta 19 vite më parë.

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e saj zyrtare në Facebook, Topalli ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në krah të Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.

Duke “thumbuar” kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha, ish-deputetja Topalli shkruan përbri fotos se ishte opozita e vështirë e vitit ’97, por me liderë të vërtetë, pa llogari dhe me zemër për të rivendosur Shqipërinë në shinat e demokracisë. 

“In memoriam! 20 vjet me pare, ne opoziten e veshtire te 97-es, por me lidere te vertete, pa llogari dhe me zemer per te rivendosur Shqiperine ne shinat e demokracise!”, shkruan Topalli.

Jozefina Topalli
(Topalli përkujton Azem Hajdarin)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri