Mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Guardia di Finanza kanë ndjekur një gomone, të cilën më pas e kanë gjetur në birgjet e vlorës të braktisur nga trafikantët.
 
Sipas policisë trafikantët kanë hedhur lëndën narkotike në det dhe duke pwrfituar nga deti i trazuar kanë mundur të dalin në breg dhe ti shpëtojnë ndjekjes së policisë.
 
Ndjekja e gomones nisi në orët e vona të natës në ujrat shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policine italiane nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari, mjeti u vu në ndjekje nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX.
 
Tre Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë, falë ndjekjes nga 3 njësitë policore në të dy vendet janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.
 
Policia është në ndjekje të tre skafistëve dhe po kreh zonën për kapjen e tyre, gjithashtu po vijojnë kërkimet për lëndën narkotike të hedhur në det nga trafikantët. 

skaf vlore

skaf vlore

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com