​Transferimi, Lishtajner nën
lupën e Nicës, pritet zyrtarizimi

​Transferimi, Lishtajner nën<br />lupën e Nicës, pritet zyrtarizimi
Stephan Lihshtajner, futbollisti i Juventusit mund të largohet nga “bardhe e zinjtë” pas 6 sezonesh që luajti me fanellën juventine.

Mediat franceze kanë shkruajtur për transferimin e tij drejt Nicës, ku mendohet se do të luaj për llogari të ekipit francez.

Akordi përfshin një kontratë dyvjeçare me opsionin për një tjetër vit, ndërsa përfaqësuesit e Juventusit janë të gatshëm të heqin dorë prej shërbimeve të zvicerjanit Lihshtejner . shuma që kërkojnë prej tij juventinët arrinë në shifrën e 8-10 milionë eurosh, por nuk është vetëm ky shqetësimi që kanë përfaqësuesit e klubit, por më parë ata duhet të bëjnë mirë llogaritë për të gjetur pasardhësin e helvetit tek skuadra e Juventusit.

Skuadra italiane bën gati dhe 100 milionë euro për shërbimet e disa lojtarëve të tjerë, të cilët mendohet se do jenë goditjet e duhura për nevojat dhe qëllimet që kanë drejtuesit e klubit për sezonin e ri.

Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë