​Tritan Shehu: Lazaratësit nuk kanë
lidhje me terrorizmin dhe ISIS-in

​Tritan Shehu: Lazaratësit nuk kanë<br />lidhje me terrorizmin dhe ISIS-in
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kërkuar që trajtim më të kujdesshëm në etiketimin e asaj që po ndodh në Lazarat si terrorizëm dhe duke e lidhur me ISIS-in. “Lazaratasit janë njerëz të moderuar me aspirata të thella demokratike.

Nuk janë radikale apo fondamentaliste, siç kërkohet me keqdashje “nëpërmjet rreshtave” t’u dedikohet kjo atyre në disa publikime. Terrorizmi, ISIS, nuk kanë asgjë të përbashkët me ata”, shprehe Shehu.

“Ajo që ndodhi e po ndodh aty nuk është çështje e një komuniteti, apo e disa adoleshenteve të rritur “sui generis”, siç dedukton ndonjë analist.

Inkurajoj, shpresoj dhe pres që strukturat shtetërorë përkatëse të zbardhin të vërtetën, të ndalojnë e dënojnë e kriminelët e grupimet realisht përgjegjëse”, shkruan Shehu.
Ish-kreu i PD-së bën thirrje që të mos ketë “denigrime kolektive”, pasi lazaratasit janë një komunitet si gjithë të tjerët në Shqipëri.

“Krimi ka të bëjë me individë apo grupe kriminale e jo me komunitete të tëra. Identifikimi I tyre me kanabisin ishte një aksident i pa drejtë, për të cilin faji kryesor nuk mund të bjerë mbi ata e aq më shumë mbi të gjithë komunitetin”, shprehet ai në Facebook.

Redakaia online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”