Sipas disa diplomatëve amerikanë, familjarë me planin, ai nuk u lejon aspak kohë ambasadorëve për të marra masa, siç ka ndodhur prej dekadash.
Mandati rrezikon të lërë Shtetet e Bashkuara për disa muaj pa të dërguar të konfirmuar nga Senati në vende kritike, si Gjermania, Kanadaja dhe Britania e Madhe.
Dhe ndër diplomatët e parë të cilët konfirmojnë largimin janë ambasadori në Zelandën e Re Mark Gilbert dhe ai i Luksemburgut.
Ndër të prekurit e këtij dekreti janë ambasadori Stafford Fitzgerald Haney në Kosta Rika, Andrew H. Schapiro në Çeki; ambasadorja Denise Bauer në Belgjikë; si dhe Pamela Hamamoto, përfaqësuesja e përhershme në OKB.
John B. Emerson, ambasadori amerikan në Gjermani, përshëndet Presidentin Obama në nëntor në Berlin
Në të kaluarën, administratat nga të dyja partitë u kanë garantuar zgjatje kohore në raste të veçantë, sidomos për ata që kanë pasur fëmijë në moshë shkollore, për të qëndruar edhe për disa javë apo muaj të tjerë.
Trump ka ndërmarrë një linjë të ashpër kundër lejimit të ambasadorëve të emëruar politikisht nga Obama, teksa përgatitet të marrë detyrën më 20 janar, me misionin e çmontimit të shumë prej arritjeve politike të brendshme e të jashtme të paraardhësit të tij.
Ambasadorët “politikë”, shumica të emëruar falë lidhjeve të ngushta me presidentin, pothuajse gjithmonë largohen në përfundim të mandatit të tij. Ambasadorët që janë diplomatë karriere shpesh qëndrojnë në detyrë.
Një nga bashkëpunëtorit e Trumpit ka thënë se nuk ka ndonjë keqdashje në largimin e tyre, duke thënë se është njësoj si largimi i mijëra bashkëpunëtorëve të tjerë politikë të Obamës në Shtëpinë e Bardhë dhe agjencitë federale. Zyrtari, i mbetur anonim, tha se ambasadorët nuk kanë pse të habiten për largimin e menjëhershëm nga detyra. /NY Times/
Lista e ambasadorëve politikë amerikanë
Emrat Vendi
Bruce Heyman, Kanada
Max Sieben Baucus, Kinë
Jane Hartley, Francë
John Emerson, Gjermani
Matthew Barzun, Mbretëria e Bashkuar
Anthony L. Gardner, Bashkimi Evropian
Douglas Lute, NATO
Samantha Power, Kombet e Bashkuara
Noah Mamet, Argjentinë
Nina Hachigian, ASEAN
Alexa Wesner, Austri
Linda Taglialatela, Barbados
Denise Bauer, Belgjikë
Carlos Moreno, Belize
Fitzgerald Haney, Kosta Rika
Rufus Gifford, Danimarkë
Andrew Schapiro, Republika Çeke
James 'Wally' Brewster, Republika Dominikane
Charles C. Adams, Jr., Finlandë
Colleen Bradley Bell, Hungari
Michael A. Lawson, ICAO
Robert C. Barber, Islandë
Richard Rahul Verma, Indi
Kevin O’Malley, Irlandë
Daniel B. Shapiro, Izrael
John Phillips, Itali
Caroline Kennedy, Japoni
David McKean, Luksemburg
Roberta Jacobson, Meksikë
Dwight L. Bush, Sr., Marok
Mark Gilbert, Zelandë
Samuel D. Heins, Norvegji
Mari Carmen Aponte, OAS
Daniel W. Yohannes, OECD
Daniel Brooks Baer, OSBE
Robert A. Sherman, Portugali
Kirk Wagar, Singapor
Patrick Gaspard, Afrika e Jugut
Mark Lippert, Korea e jugut
James Costos, Spanjë dhe Andorra
Azita Raji, Suedi
Suzan LeVine, Zvicër dhe Lihtenshtajni
Mark Childress, Tanzani
John Estrada, Trinidad dhe Tobago
Sarah Elizabeth Mendelson, UN / Economic & Social Council
Pamela K. Hamamoto, UN / Gjeneva
Keith M. Harper, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB
Laura S.H. Holgate, Vjenë
Crystal Nix-Hines, UNESCO
Redaksia online
d.i.e.m/Shqiptarja.com