Turqia me anë të forcave speciale ka zhvilluar një operacion në veri të Irakut për të ndjekur rebelët Kurdë. Burimet qeveritare pohojnë për BBC se ky operacion zhvillohet në kuadër të sulmit të përgjakur ditën e dielë, i cili i mori jetën 16 ushtarëve turq. Burimet nga qeveria turke pohojnë për agjencinë e lajmeve AFP se kjo ndërhyrje ishte për një afat të shkurtër kohor.
“Forcat turke të sigurisë kaluan kufirin irakian në kuadër të së drejtës për të ndjekur terroristët e PKK-së që kanë zhvilluar disa sulme ditët e fundit të turqi” deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP një burim i qeverisë Turke.
Gjatë natës së djeshme avionët luftërat të tipit “F4” dhe “F16” të ushtrisë turke kanë bombarduar për disa orë objektivat të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe për pasojë kanë humbur jetën 35 anëtare të kësaj lëvizjeje.
Varrimi i 16 ushtarëve turq të vrarë gjatë ditës së dielë nga sulmet e PKK-së u zhvillua sot ndërsa mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët kryesore të Turqisë kundër dhunës së PKK-së. Protestat janë përqendruar masivisht në ambientet e partisë pro kurde (HDP), ndërsa disa herë ka pasur raportime për tentativa zjarri në ambientet e kësaj partie.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com