​U kapën me 58 kg hashash,gjykata
i liron, Apeli: Vendim absurd

​U kapën me 58 kg hashash,gjykata<br />i liron, Apeli: Vendim absurd
Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd vendimin e Shkallës së Parë për lirimin në sallë të gjyqit të Petro Ngucajt dhe Celo Celos pas kapjes së tyre nga Policia e Gjirokastrës me 58 kg marijuane më 18 qershor të këtij viti.
 
Me 20 qershor gjyqtari i Gjykatës se Faktit Arben Dosti ndaj 2 trafikanteve të 58 kg marijuane të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelene-Gjirokastër dha vendimin arrest në shtëpi, çka ka degjeneruar në konflikt verbal mes tij dhe prokurorit.
 
Kjo masë arresti ndaj Petro Ngucaj dhe Celo Celo nga Lazarati solli reagimin e prokurorit të çështjes, Spartak Cocoli duke thëne që një mase e tillë nuk është dhënë as për ata persona që janë kapur me 15 gram marijuane, ndërkohë që dërgohen në shtëpi 2 trafikantë të mirëfilltë si Celo e Ngucaj.
 
Prokurori Cocoli e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër dhe sot kjo gjykatë dha vendimin e arrestit në burg për Ngucajn dhe Celon.
 
Këtyre të fundit u janë hedhur prangat në sallën e gjyqit duke i dërguar në Burgun e Bënçës për të vuajtur kohën ne paraburgim.

(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot