Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Bologna të Italisë, pai u kapën me 25 kilogramë heroinë.
/Shqiptarja.com
Sipas medieve italiane në pranga kanë rënë Indrit Baldiu dhe Shkëlqim Xhafa, 28 dhe 25 vjeç, persona pa precedentë penale.
Në ‘rrjetën’ e policisë si fillim ka rënë Shkëlqim Xhafa, i cili është ndjekur nga karabinierët, teksa ai ecte në rrugën ‘Martin Luther King’ për në apartament, ku e priste edhe shqiptari tjetër.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga karabinierët, në një dollap të banesës u gjet edhe një armë, që rezultonte e vjedhur si dhe dy karikatorë.
Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, kapte shifrat e një milion euro.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO







