​U tërhoq nga lista, Ramiz Çobaj
ka qenë në Sigurimin e Shtetit

​U tërhoq nga lista, Ramiz Çobaj<br />ka qenë në Sigurimin e Shtetit
SHKODER-Kryetari i PD, dega Shkodër, Ramiz Cobaj, i cili së fundmi u tërhoq nga lista e kandidatëvë të Partisë Demokratike, me pretendimin se u ndie i fyer pasi rëndit i teti në listë, rezulton se ka qënë pjese e organeve te sigurimit me detyren e oficerit te krimit ekonomik.

Shqiptarja.com zbulon një dokument që mban datën 28.03.1991. Në këtë dokument, 3 ditë para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Ramiz Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia.

Ramiz Çobaj mban aktualisht detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shkodrës.

dokumenti ramiz cobaj
(Dokumeti qe zbulon se Cobaj ka qene Sigurims)

Dokumenti, Çobaj raportonte:  Do sulmohet qendra e votimit ku voton Ramiz Alia
Shqiptarja.com zbulon një dokument që mban datën 28.03.1991. Në këtë dokument, 3 ditë para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Ramiz Çobaj bashkë me një tjetër oficer drejtimi japin informacione për situatën në qendrën e votimit ku kandidonte për deputet Ramiz Alia.

“Në një bisedë që patëm me kryetarin e Komisionit të Qendrës mësuam se; “Gjendja në përgjithësi paraqitet e tensionuar, megjthëse u vendosën xhamat pranë qendrës së votimit, ato u thyen, është grisur fotografia e shokut Ramiz Alia”.
Më tej dokumenti i firmosur nga Çobaj, thekson se; “Kur të fillojë numërimi i votave, n.qs. fiton Ramiza Alia, atëherë anëtarët e Komisionit që janë kundër Partisë së Punës do të japin sinjal jashtë qendrës së votimit personave të cilët janë afër qendrës së votimit për t’a sulmuar atë me qëllim për të grisur ose për të djegur fletët e votimit. Ka sinjalizues se kjo punë është organizuar mirë e po punohet me intensitet”.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.