​Uji i Bekuar, 13-vjeçari kap
për të tretin viti radhazi kryqin

​Uji i Bekuar, 13-vjeçari kap<br />për të tretin viti radhazi kryqin
FIER - Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar sot paradite ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni nisi me meshën në kishe dhe më pas vargu i gjate I besimtareve iu drejtua shatërvanit në sheshin Europa, ku çdo vit bëhet hedhja e kryqit në ujë.
 
Disa të rinj u hodhën sipas zakonit në ujë për të marrë kryqin, edhe pse temperaturat ishin të ulëta dhe binte shi.
 
Ishte një 13-vjeçar, Athanas Davidhi, ai që nxori kryqin nga uji, për të tretin vit radhazi. I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit At Nikolla, duke marrë bekimin e tij.

dita e kryqit
Me rreth të kuq 13-vjeçari, Athanas Davidhi, që nxorri kryqin nga uji

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë