​Usain Bolt, së shpejti lë atletikën. Sot
gara e fundit para publikut të tij

​Usain Bolt, së shpejti lë atletikën. Sot<br />gara e fundit para publikut të tij
Rekordmeni i atletikës, Usain Bolt do të mbyllin karrierën e tij si garues në Botërorin e Atletikës në Londër, që zhvillohet në muajin gusht, por sot ai do të garojë në pistën e vendit të tij, në “Racers Grand Prix”, që do të zhvillohet në Kingston, Xhamajkë.

“Këtë herë do të garojë për herë të fundit para njerëzve të mi, do të kem më shumë energji. Do të jetë një festë e madhe me shumë emocione’, u shpreh Bolt.

Rekordmeni xhamajkan ka thënë se do ta mbyllë karrierën e tij si garues në Botërorin e Atletikës në Londër, që do të zhvillohet në gusht të 2017-ës.

“Dëshiroj që ta mbyll karrierën me fitore”, ka thënë 30 vjeçari i cili ka pasur një karrierë gjigande në botën e atletikës.

Xhamajkani gjatë një interviste ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në botën e atletikës, duke mos përjashtuar mundësinë e të qënit trajner pas mbylljes së karrierës si garues.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet