Një skenë surreale ka ndodhur në pistën e Le Mans, Të gjithë pilotët përfundojnë në tokë.

Shpejtësi e tension në garën e Moto 3 në Le Mans ku një multiaksident prish garën gjatë xhiros së dytë.

Gara u pezullua pasi një sasi vaji bëri që të rrëshqisnin njëri pas tjetrit në pistë. Plot 10 pilotë ranë në tokë duke shpëtuar fatmirësisht.  Kështu e pësuan Nicolò Bulega, Niccolò Antonelli e Joan Mir që u dërguan menjëherë në qendrën spitalore.

Në skenën që do shihni në video dallohet qartë sesi pilotët fluturojnë në pistë e në fund bien në tokë. Nga hetimi paraprak rezultoi se rrëshqitja ndodhi për shkak se motorri i Norrodin humbi vaj.

(d.b/Shqiptarja.com)