​Vajza e Azem Hajdarit: Sot
plotësoj dëshirën e babait 

​Vajza e Azem Hajdarit: Sot<br />plotësoj dëshirën e babait 
Vajza e Azem Hajdarit ka përkujtuar sot 19-vjetorin e ndarjes nga jetë të babait të saj. Rudina Hajdari ishte e pranishme në homazhet që u zhvilluan para memorialit të Azem Hajdarit.


Në mesazhin e saj, vajza e Azemit, e cila është ulur në karrigen e Parlamentit këtë sesion, falënderoi gjithë të pranishmit në homazhe.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se sot ngrihen lart vlerat e tij, duke shtuar se janë më të bashkuar me PD dhe do vazhdojnë përpara për t’i treguar shoqërisë që meritojmë një Shqipëri më të mirë.

“I nderuar zoti kryetar, zoti Berisha, familjarë, të pranishëm, faleminderit që jeni sot këtu. Ndihem e prekur sot, përveçse kujtojmë sot liderin historik, njeriun që ka sjell pluralizmin, sot kujtojmë gjithashtu babain tim. Sot ngremë lart vlerat e tij. Ne jemi akoma më të bashkuar me PD dhe do të çojmë përpara atë, dhe ti tregojmë shoqërisë që ne meritojmë një Shqipëri më të mirë. Sot do flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e PD. Sot do flas në këtë ditë, ishte një koincidence, por ndoshta edhe dëshira e tij”, tha Rudina Hajdari.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri