​Vajza e Lasgushit akuza Dritëroit
replikon e bija e shkrimtarit 

​Vajza e Lasgushit akuza Dritëroit<br />replikon e bija e shkrimtarit 
Dy vajzat e dy titanëve në Letërsi kanë replikuar me njëra-tjetrën, për baballarët e tyre.  Marie Poradeci, vajza e Lasgush Poradecit ka drejtuar disa akuza ndaj shkrimtarit Dritëro Agolli. Menjëherë i është përgjigjur vajza e shkrimtarit, Elona Agolli.

Marie Poradeci shkruan se ishte pikërisht Dritëro Agolli, në atë kohë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, që nuk ka pranuar që trupi i babit të saj të vendosej në Shtëpinë e Kulturës.

Vajza e shkrimtarit të njohur Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka rrëfyer në faqen e saj në “Facebook” arsyen se përse nuk u kryen homazhe në nderim të babait të saj, dhe zbuloi personin që urdhëroi varrosjen e shkrimtarit si njeri i zakonshëm.

Marie Poradeci shkruan se ishte pikërisht Dritëro Agolli, në atë kohë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, që nuk ka pranuar që trupi i babit të saj të vendosej në Shtëpinë e Kulturës, ku mund t’i jepte lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij.

STATUSI i Marie Poradecit

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze. Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar. Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij.
Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: nëqoftëse Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t’i bërë homazhe dhe t’i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.


Publikimi i Marie Poradecit u përhap gjerësisht në media, por në heshtje nuk ka qëndruar vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli. Pa fjali të gjata, por me një poezi, Elona Agolli i ka dhënë përgjigje Marie Poradecit. Bëhet fjalë për një poezi të Dritëro Agollit kushtuar Lasgush Poradecit.

Në vend të një replike me Marie Poradecin
LASGUSHIANE-Nga Dritëro Agolli
Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,
Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh.
Kur me helm po pija kupën, siç e piu Sokrati plak,
Ti më the ta pinim bashkë, veç të prisnim edhe pak.
Ti the pak, po prita shumë, - mëndje turbullt gjithë ujem,-
Dhe pastaj e fsheha kupën të shpëtoja nga ky helm.
 
S'e besoj të vish ta pijmë, as të dukesh më në prag,
Helmi i hershëm nuk na duhet: ti je plakë e unë plak ...
Në çdo plak e në çdo plakë helmi fshehur rri në trup,
S'ka pse helm të marrim vetë dhe të bëhemi për turp.
Helmi herët duhej marrë, pa u ndarë as unë as ti,
Se tani ka pleqëria helm me poçe dhe kusi.
Në çetelet e kujtimit, siç këndoi Lasgushi i madh,
Veli yt i çupërisë nëpër mjegull vitesh zbardh ...

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët