​Valentina Leskaj: Nuk kandidoj
për deputete. U lë vendin të rinjve

​Valentina Leskaj: Nuk kandidoj<br />për deputete. U lë vendin të rinjve
TIRANË-Partisë Socialiste në Parlament do i mungojë legjislaturën e ardhshme Valentina Leskaj.

Pas 15 vitesh deputete, ajo deklaroi sot se do të tërhiqet dhe nuk do të kandidojë më 18 Qershor. 

Gjatë një prononcimi për mediat, Leskaj tha se kjo nuk ka qenë një zgjedhje e minutës së fundit e por e vendosur kohë më parë, duke thënë se është koha për t'ia lënë vendin të rinjve.
 
"Nuk do kandidojë për zgjedhjet e ardhshme. Ka ardhur koha për t'i lënë vendin të rinjve. Do jem e angazhuar në parlament. Kjo ka qenë zgjedhja ime e vendosur jo në minutën e fundit dhe natyrisht e diskutuar dhe me Ramën dje në drekë. Është një vendim që e kam marrë unë", u shpreh Leskaj. 

Leskaj ka komentuar edhe zgjedhjen e Metës si President. Sipas saj, Meta president është një zgjedhje shumë e mirë. 

Në mbrëmjen e sotme do të mblidhet kryesia e PS-së për të caktuar listën e kandidatëve për deputetë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën