Pak minuta pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili kërkoi hapjen e hetimeve për kreun e LSI-së ka ardhur edhe reagimi i kësaj force politike.
 
Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha duke ironizuar "se çdo kërkesë e opozitës për dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta do të trajtohet me prioritet".
 
Por nga ana tjetër, Vasili theksoi se, “Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë” dhe shtoi se, “është e drejtë e Bashës dhe cilitdo tjetër si ai që të japë ose jo dorëheqje”.
 
Në fund, nënkryetari i LSI-së i cilëson shpifje akuzat e PD-së duke thënë se, “vërtetësia e shpifjeve të tilla si vërtetësia e sondazhit të Soros-it në 2013”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)