Familjarët e Fadil Hoxhës nga Lushnja, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë paditur në prokurori, policinë e Lushnjes për neglizhencë.
Fadil Hoxha ishte i arrestuar nga policia nën akuzën e vjedhjes së ullinjve. Ai ndërroi jetë në spital si rezultat i problemeve kardiake.
Familjarët akuzojnë policinë se nuk i kanë lejuar ata që t’i dërgojnë ilaçe në paraburgim dhe se viktima nuk kishte lidhje me vjedhjen për të cilën ishte ndaluar.
Por, Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat e familjarëve. Sipas policisë, familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetësor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur policia ka bërë menjëherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjes.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com