​Vettingu, Gert Bogdani në vend
të Jorida Tabakut tek Ad Hoc

​Vettingu, Gert Bogdani në vend<br />të Jorida Tabakut tek Ad Hoc
TIRANE-Gert Bogdani do të jetë përfaqësuesi i ri i PD në komisionin ad hoc me 12 anëtarë, duke zëvëndësuar Jorida Tabaku e larguar për arsye shëndetësore.

Emri u zbulua paraditen e sotme pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme.

Kuvendi i Shqipërisë është thirrur sot në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Në orën 10:00 pritet të miratohet anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arsye shëndetësore.
Tabaku u bë nënë para pak ditësh me dy binjakë.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar