​Vettingu, Majko: Të nisim nga
puna! Vërejtjet e PD, si për shiun

​Vettingu, Majko: Të nisim nga<br />puna! Vërejtjet e PD, si për shiun
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se Komisioni i Venecias ka folur qartë për Gjykatën Kushtetuese duke ripohuar se ligji i Vettingut është konform Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat nga Partia Socialiste, Majko tha se, më shpejt që Gjykata Kushtetuese të ripohojë atë që thotë Venecia, aq më shpejt nis zbatimi i Vettingut.
“Komisioni i Venecias hedh të zezën mbi të bardhë dhe i thotë Gjykatës Kushtetuese është absolutisht kushtetues. Ai duhet të hyjë sa më shpejt në veprim për situatën në të cilën ndodhet drejtësia në Shqipëri dhe për nivelin e korrupsionit që ndodhet në të.

Ka pasur akuza nga PD për përkthim të gabuar?
Ata mund të kenë vërejtje edhe për shiun që bie sot por po flas për një gjë të shkruar nga institucioni më serioz për sa i përket opinioneve të kësaj natyre në Evropë dhe më gjerë.

Kur do të jeni gati për implementim?
Sa më shpejt. Sikur nesër Gjykata Kushtetuese ta ripohojë këtë që Komisioni i Venecia dha me shkrim besoj se kaq kemi humbur.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai