​Vettingu në Kushtetuese, Vasili:
Asnjë ankesë s’e ndal zbatimin

​Vettingu në Kushtetuese, Vasili:<br />Asnjë ankesë s’e ndal zbatimin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas ankimimit të ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuese nga shoqata e gjyqtarëve.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Vasili shprehet se ligji më i rëndësishëm i paketës së Reformës në Drejtësi është një proces pa kthim dhe asnjë ankesë s’do e ndalë atë.
 
“Vettingu është një proces jetik për drejtësinë në Shqipëri.
 
Kemi dhënë mbështetje të plotë që Vettingu të ecë përpara.
 
Asnjë pengesë apo ankesë nuk mund ta ndalë këtë proces pa kthim.
 
 Konsensusi politik i 21-22 korrikut për Vettingun është provë e soliditetit të tij juridik dhe moral të tij”
, ka deklaruar Vasili. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet