​Vettingu peng i publikimit të
vendimit të Kushtetueses

​Vettingu peng i publikimit të<br />vendimit të Kushtetueses
TIRANE-Ligji i Vettingut do të nisë zbatimin vitin tjetër.

Gjykata Kushtetuese duhet të publikoje deri të martën e 27 dhjetorit vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtareve hyn ne fuqi.

Një ditë më pas, në 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe afati i pare është ai për plotësimin e formularëve. Janë 3 formularë që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të plotësojnë; një per pasurinë, një për lidhjet me krimin dhe një për aftësitë profesionale.

Vettingu është procesi qe do te përcaktoje se kush do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë e kush do te largohet. Ligji sanksionon qarte se do te shkarkohen nga detyra te gjithë ata magjistratë qe; kane deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, qe rezultojnë se kane kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, qe rezultojnë me mangësi pas vlerësimit te aftësive profesionale.

Ligji i krijon mundësi gjyqtareve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen nëse nuk duan t’i nënshtrohen vettingut.

I gjithë procesi i skanimit të prokuroreve dhe gjyqtareve ka një garanci pasi do te mbikëqyret nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit puna e te cilëve fillon ne momentin qe nis përzgjedhja e anëtareve te komisionit te posaçme të kualifikimit dhe kolegjit te apelimit.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi se “Sapo të nisë procesi i përzgjedhjes, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë gati”.
Vetë delegacioni i BE ne reagimin e tij per vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bëri të qartë se Komisioni Europian do të jetë ai që do të udhëheqë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili pritet që në muajin shkurt të jetë në Tiranë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit