Situata politike në vend ka ndezur dhe analistët në një panel të ftuarish gjatë një emisioni televiziv. Aq shumë është ndezur situata me ofendime sa moderatori është detyruar të ndërpresë bisedën dhe të fusë reklama.
Gjithçka nisi teksa secili prej tyre po mbronte politikanin e preferuar.
Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari i është drejtuar analistit Lorenc Vangjeli me një sërë fyerjesh në emisionin e Blendi Fevziut.
Rakipllari: Ishte një dëshirë e Lorencit që Rama e Meta të mos ndahen. I njëjti nivel si socialistja e Beratit që thoshte, nuk kemi nevojë për drita e ujë, vetëm ata të dy të mos ndahen.
Vangjeli: Ti me logjikën tënde bën atë lidhje që ka sharra e drurit me muzikën simfonike.
Rakipllari: Po unë nuk kam thënë që ti je budalla. Je idiot! Gomar! Çfarë të të them unë ty. Ta kam thënë dhe po ta them sërish
Vangjeli: Ka një nivel që nuk ja vlen të merresh
Pas kësaj Rakipllari ka shtuar: “Me ty po tallet i gjithë Facebook. Thonë që je një gomar”.
Fevziu: Po mos e prishni tani...
Rakipllari: Po pse. Ca mbeti për të mos e prishur tani
Drejtuesi i emisionit ka tentuar të ndërpresë sherrin, por duke parë që situata mund të dilte nga kontrolli kërkoi nga regjia të futeshin reklamat.
Nuk është hera e parë që në këtë emision analistët përfundojnë me fjalor rrugaçërie dhe deri në sherre vulgare, të rënda për veshin e dëgjuesit.
Analistët duhet të jenë persona që kulturën e tyre duhet ta demonstojnë me analiza model duke përcjellë tek lexuesi apo teleshikuesi një qëndrim të caktuar mbi situata të ndryshme, por duket se ndasitë politike në vend kanë prodhuar dhe modele të tilla.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37