​Video/Në malet e Dukagjinit, toka
të shpyllëzuara, por pa kanabis

​Video/Në malet e Dukagjinit, toka<br />të shpyllëzuara, por pa kanabis
Policia e Shtetit prej disa javësh ka filluar kontrollet nga ajri për të parë nëse ka parcela të mbjella me kanabis.

Nga një kontroll që u bë në qarkun e Shkodrës, ku Report TV ishte i pranishëm në momentin e fotografimit të zonave, nuk rezultuan parcela me kanabis.

Kontrolli filloi në zonën e Pultit në Shkodër dhe në malet e Dukagjinit.

Pikërisht në malet e Dukagjinit rreth tre vjet më parë u qëllua me armë një helikopter i policisë, i cili u rrëzua në një fushë me misër.

Sot në këto male, Policia lëviz normalisht.

Nga vëzhgimi që Report TV ka bërë, dallohet shenjat e mbjelljes së kanabisit një vit më parë. Kodra dhe male të shpyllëzuara, të cilat dallohet se janë përdorur nga trafikantët e drogës.

Në këto parcela një vit më parë dyshohet se është kultivuar kanabis.

Maja të thepisura, mungesa e rrugës e detyron Policinë që malet e Dukagjinit ti kontrollojë vetëm me helikopter, për shkak të largësisë nga zonat e banuara.

Edhe në zonën e Pultit nuk kanë rezultuar parcela me kanabisi.

Shkodra është qarku i pestë që Policia po kontrollon për kanabis. Pikërisht në këtë zonë dyshohet se vitet e fundit janë kultivuar sasi të mëdha kanabisi.

Deri më tani Policia ka gjetur sasi të vogla bimësh narkotike që mund të jenë mbjellë në vend, ku kryesisht një pjesë e tyre kanë mbirë vet.

[gallery]22623[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve