SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se është zemëruar me këshilltarët e tij të premten, pasi Ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions ka refuzuar përfshirjen në një hetim mundshëm për një lidhje të mundshme të fushatës presidenciale të Trump me shërbimet e inteligjencës ruse.
 
Është televizioni CNN që ka publikuar pamjet të cilat vijnë nga zyra e Donald Trump ku shihet një debat i nxehtë në mes Trump dhe këshilltarëve të tij, Steve Bannon dhe Jared Kushner, si dhe vajzës së tij, Ivanka Trump.
 
Ditën tjetër, ai kishte udhëtuar në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, vetëm në shoqërimin e vajzës dhe dhëndrit, por shtohet se as ata nuk kanë mundur ta qetësojnë.
 
Të shtunën në mëngjes në Twitter ai publikoi akuza kundër ish-presidentit, Barack Obama, i cili pretendon se urdhëroi përgjimet.
 
Trump, Obamën e ka krahasuar me Richard Nixon dhe Watergate, kur Nixon kishte përdorur aparatin e inteligjencës për të përgjuar kundërshtarët, shkruajnë mediat e huaja.