Gjykata Kushtetuese i jep fund gjykimit të video skandalit seksual ku u përfshi ish-kryebashkiaku I Dibrës Shukri Xhelili dhe njofton se vendimi për këtë rast do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të kësaj gjykate brënda muajit korrik. 

Koha në të cilën u xhirua vidoskandali seksual i ish kryebashkiakut Shukri Xhelilit nuk është saktësuar dhe pse tashmë prokuroria ka kryer hetimet. Ky fakt u bë publik nga palët në procesin gjyqësorë në Kushtetuese aty ku këtë të hënë u administruan si prova pamjet filmike, deklarimet e vajzës me iniciale A.A që kallëzoi në polici Xhelilin. Në përfundim të këtij procesi palët nuk ndryshuan qëndrimet e tyre ku avokati i Xhelilit kërkoi shfuqizimin e vendimit të qeverisë që e ka shkarkuar kryebashkiakun nga detyra pasi sipas tij vidio është e manipuluar.

Për Artur Metanin, juristin e këshillit të ministrave vendimi është i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Pas dy seancave publike gjykata kushtetuese u tërhoq për vendim dhe pritet që brënda muajit korrik ky vendim të publikohet në faqen zyrtare të internetit të kushtetueses.

Xhelili. qëndron me masë sigurie arrest me burg dhënë nga krimet e rënda aty ku po hetohet për verpën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kërkimit të favoreve seksuale kundrejt punësimit si magaziniere të shtetases A.A.

Redaksia online
(xh.k/shqiptarja.com)