​Viti 2016, top lista e 10 lajmeve
më të lexuara në Shqiptarja.com

​Viti 2016, top lista e 10 lajmeve<br />më të lexuara në Shqiptarja.com
TIRANE-Vitit 2016 po ikën për t’i lënë radhën një tjetër viti të mbushur me ngjarje që do të jenë sigurisht e gjithmonë në portalin Shqiptarja.com.

Web-i ynë ka përcjellë për lexuesin 365 ditë, nga 24 në 24 orë informacion mbi çdo ndodhi, çdo fakt, i përmasave të vogla, të mëdha, të çuditshme, të dhimbshme apo të gëzuara.
 
Lexuesi tek Shqiptarja.com ka gjetur çdo minutë lajme me ngjarje në kohë reale me foto e video pa fshehur asnjë detaj, por të servirur me mjeshtëri nga gazetarët e redaksisë, pa fryrë asnjë element të ndodhisë, por të përcjellë plot fanatizëm ashtu si ndodh në të vërtetë.
 
Kjo na bën të portal elitë ku lexuesi lexon, shikon dhe komenton lajme. Disa prej ngjarjeve rezultojnë më të lexuarat e muajit, disa mbajnë kreun në 24 orë.

Por cilat ishin lajmet të cilat janë lexuar më shumë në vitin 2016? Cili lajm e ka tërhequr si magnet nga titulli dhe cila temë e ka mbajtur të mbërthyer gjatë aty.
 
Dhe Shqiptarja.com ashtu si çdo herë nuk zhgënjen.
 
Në top listë kryesojnë lajmet ku gazetari nuk ka sjellë tituj ‘flluska’, por deklarata të forta si ajo e kryeministrit Edi Rama ku ia ‘mbledh’ me një apel të ashpër Greqisë, histori plot dhimbje si e tranvestites Anxhela që nuk i qeshi buza kurrë pas përdhunimit që përjetoi nga një i moshuar që fëmijë.
 Dukshëm është e qartë se shqiptarët kanë interes për ‘tokën e ëndrrave’, Amerikën, ku lajmi i informacioni mbi modalitetet e aplikimit për të fituar Lotarinë Amerikane, mban vendin e tretë me mbi 107 mijë klikime.
Një aksident tragjik i 3 shoqeve të ngushta në autostradën Tiranë-Durrës ku të lumtura ishin nisur drejt një destinacioni turistik. por një i droguar që hyn kundravajtje u pret në mes ëndrrat dhe jetën, zë vendin e dytë të lajmeve më të lexuara të vitit.
 
Ndërsa politika ka zënë gjithmonë vendin kryesor me zhvillime të shumta gjatë ditës, tek Shqiptarja.com, një rikthim i ish-kryeministrit Fatos Nano renditet në dhjetshen e vitit, por jo i pari. Një lajm me natyrë ekonomike mban rekordin e klikimeve me mbi 180 mijë klikime.
 
Lista e lajmeve, dhjetëshja më e lexuar e vitit
 
  1. Pronar në një resort luksoz në Jon? Nga sot, nuk është më ëndërr! 185475 lexime
     
  2. Udhëtimi i fundit i shoqeve të ngushta, mesazhet e tyre para vdekjes 122250 lexime
     
  3. ​Lotaria Amerikane 2017, sot nis aplikimi. Ja udhëzimet 107500 lexime
     
  4. Tranvestitja 'Anxhela': Dua punë që të mos shes më trupin 102750 lexime
     
  5. VD/ Siria, letra e fëmijës shqiptar Alex që Obama ia lexoi botës 90425 lexime
     
  6. Rrugorët kapin “Saimir Tahirin”, i jepte makinës në gjendje të dehur 79050 lexime
     
  7. Rama-Greqisë:Iku koha që fqinji i pasur i tregonte arat të varfrit 73175 lexime
     
  8. Lajmi që Ahmadinexhad ruan delet, i vërtetë apo sajesë? 73150 lexime
     
  9. FOTO/Nano i vëmendshëm dëgjon "leksionin" e Edi Ramës 72825 lexime
     
  10. Dëftesa e notave/ Mirela që sulmoi Nikollën, e vetmja 10 në Edukim Fizik 72775 lexime

[gallery]20340[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar