Sipas policisë Martin Gërra, 28 vjeç, banues në Vlorë ka qenë i dehur dhe për motive të dobëta ka goditur 53 vjeçarin me inicialet K.B. dhe më pas është larguar.
Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të ''Plagosje e lehtë me dashje''
Njoftimi i plotë i policisë:
Ushtron dhunë fizike në gjendje të dehur , për motive të dobëta ndaj një shtetasi, duke e lënë të dëmtuar dhe largohet duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Arrestohet në flagrancë nga policia për plagosje të lehtë më dashje dhe Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt, shtetasi :
Martin Gërra, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm pas një konflikti që ka pasur në lagjen ''1 Maj'', për motive të dobëta më shtetasin K.B., 53 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur këtë të fundit, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar dhe gjendet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Autori pasi e ka goditur shtetasin K.B, e ka lënë të dëmtuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekie dhe kanë bërë kapjen e shtetasit M.G..
Gjithashtu në momentin e konstatimit dhe ndalimit nga policia ky shtetas ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet janë referuar në ngarkim të tij për veprat penale të ''Plagosje e lehtë me dashje'' dhe ''Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt'', parashikuar nga nenet 89 dhe 291/1 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com