VLORË- Një 43-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka goditur me automjet inspektorin e pyjeve.

Sipas policisë 43-vjeçari me inicialet L.S., banues në fshatin Babicë ,Vlorë, është kapur nga shërbimet e inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve duke prerë pemë në fshatin Rexhepaj.

Pasi është diktuar ai ka ushtruar dhunë ndaj inspektorit të pyjeve dhe e ka goditur atë me makinë gjatë largimit nga vendi.

Gjatë një kontrolli që është ushtruar në banesën e t L.S., janë gjetur nga policia një stivë e konsiderueshme lënde drusore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

Policia po vazhdon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjsisë ligjore të 43-vjeçarit.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

dru zjarri policia
 (Stiva me dru që u gjet nga policia në shtëpinë e 43-vjeçarit)

Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë
 
Ushtron dhunë fizike ndaj inspektorit të mbrojtjes së pyjeve si edhe largohet nga vendi i ngjarjes pasi konstatohet duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme të prerjes së pyjeve !
 
Shpallet në kërkim nga policia !
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit:
L.S., 43 vjeç, banues në fshatin Babicë ,Vlorë,
Shtetasi i lartëpërmendur më datë 13.09.2017 është konstauar nga shërbimet e inspektoriatit të mbrojtjes së pyjeve duke prerë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore në fshatin Rexhepaj.
Në momentin e konstatimit, shtetasi i shpallur në kërkim, ka ushtruar dhunë ndaj inspektorit të pyjeve si edhe e ka godituar atë me automjet, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Gjatë një kontrolli që është ushtruar në banesën e shtetasit L.S., jane konstatuar nga policia një stivë e konsiderueshme lënde drusure, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.
Policia po vazhdon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore këtë shtetas.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 205 dhe 90 të Kodit Penal.

dru zjarri policia
  (Stiva me dru që u gjet nga policia në shtëpinë e 43-vjeçarit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com