Rreth 1000 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në Vlorë pasi është shkëputur linja e tensionit 35 kilovat.

Energjia elektrike mungon që prej mëngjesit të sotëm duke lënë pa drita fshatrat, Novoselë, Fitore, Aliban e Akerni.

Veç mungesës së energjisë elektrike duket se banorët vuajnë edhe mungesën e ujit, pasi nuk punojnë as pompat e ujësjellësit, ndërkohë po punohet për zgjidhjen e problemit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com