Një autobot me targa bullgare PB 6840 PA, i cili transportonte rreth 25 mijë litra alkool etilik, është përmbysur në Vorë, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës .

Mjeti drejtohej nga një shtetas bullgar i quajtur, Steljan Stefanou. Aksidenti ka ndodhur tek nën kalimi i Vorës, në vendin e njohur si tetëshi i Vorës. Mjeti është futur në nënkalim për të ikur në veri të vendit, por si pasojë e një manovrimi të gabuar nga drejtuesi i autobotit, është përmbysur.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëset dhe shërbime të emergjencave civile.  Në vendngjarje mbërriti edhe një grup specialistësh të ushtrisë. 

Dy banesa pranë vendndodhjes së aksidentit janë evakuuar për shkak të rrjedhjes së alkoolit nga autoboti. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com