​Vritet në sulmin e Stambollit
libanezja e parashikoi në Facebook

​Vritet në sulmin e Stambollit<br />libanezja e parashikoi në Facebook
Nga Libani në Stamboll për të festuar Vitin e Ri sëbashku me të fejuarin por gjejnë vdekjen në sulmin 1 Janarit në diskon ‘Reina’ bashkë me 37 persona të tjerë.

Ky ishte fati tragjik i një vajze 26-vjeçare libaneze, e cila e kishte parashikuar vdekjen e saj dhe me një status të në Facebook.

Shpresoj të kalojmë bukur, skenari më i keq do të ishte të vdisja në ndonjë sulm dhe t’i bashkohesha mamit tim”. Kështu kishte shkruar Rita Chami, nëna  së cilës kishte vdekur së fundmi pas një beteje të humbur me sëmundjen e kancerit.

Cham, që ndiqte studimet në Universitetin Amerikan të Shkencës dhe Teknologjisë në Liban, vdiq bashkë me të fejuarin e saj Elias Wardini.

Vrasësi që ende nuk është kapur nga policia, vrau fillimisht një polic dhe një civil në hyrje të lokalit, përpara se të qëllonte me një breshëri plumbash drejt 600 njerëzve që po festonin mbrëmjen e Vitit të Ri. Pjesa më e madhe e të vrarëve ishin turistë të huaj.

Në rrjete sociale, Ritës dhe Elias i kanë hapur dhe profil ‘in memoriam’ ku miqtë vajtojnë dhe shprehin keqardhjen për largimin e tyre padrejtësisht nga jeta.

[gallery]20389[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'