Karabinierët në Abano Terme kanë arrestuar të hënën në mbrëmje një 51-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Shqiptari, rreth orës tetë të mbërmjes, në rrugën Caposeda në Montegrotto Terme, pranë një supermerkatoje, i është afruar një bashkatdhetari dhe e ka goditur disa herë me një thikë kuzhine, në bark e gjoks.
Pas aktit, agresori shkoi në shtëpinë e tij, ku u gjet nga karabinierët. Viktima e sulmit është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për t’i shpëtuar jetën. Aktualisht është ende në gjendje të rëndë.
Pas arrestimit, 51-vjeçari ka treguar edhe arsyen e sulmit. Ai kishte krijuar bindjen se viktima kishte “synime të veçanta” kundrejt gruas së tij.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com