Ylli Manjani: Skenari i vetëm që
Meta të mos bëhet president...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka sqaruar situatën juridike për sa i përket çështjes së presidentit si dhe skenarin e vetëm që mund të çojë në mos bërjen president të Ilir Metës.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka sqaruar situatën juridike për sa i përket çështjes së presidentit si dhe skenarin e vetëm që mund të çojë në mos bërjen president të Ilir Metës.
Manjani shkruan se Kuvendi nuk e bllokon dot bërjen e betimit, pasi është vetëm një akt formal, ai gjithashtu shton se i vetmi skenar që Meta mund të mos bëhet president është nëse ai me vullnetin e tij jep dorëheqjen.
Statusi i plotë i Ylli Manjani:Edhe njëherë për çështjen e Presidentit.
——-
Lexova disa komente, disa prej të cilave më citonin dhe mua, për çështjen e Presidentit të Zgjedhur.
Pa dashur të komentoj mbi komentet dhe mendimet e tyre, theksoj se:
1. Ilir Meta është President i zgjedhur tashmë. Na vjen mirë apo na vjen keq, Ai është President i Republikës.
2. Presidenti i zgjedhur e fillon detyrën pas betimit në Kuvend. Për këtë qëllim, Presidenti aktual i Republikës ka thirrë Kuvendin ne seancë të jashtëzakonshme më datë 24 Korrik 2017.
3. Deputetët e Kuvendit aktual duhet të paraqiten në këtë seancë, në kryerje të detyrës së tyre kushtetuese.
4. Opsioni i mosbërjes së betimit sepse asnje deputet nuk do paraqitet në Kuvend, është i pamundur. Disa deputetë sa për të kryer këtë formalitet do jenë aty, është e sigurtë!
5.Meta mund të mos bëhet President vetëm nëse me vullnetin e tij jep dorëheqje! Kuvendi nuk e bllokon dot bërjen e betimit! Është vetëm një akt formal.
Të tjerat janë teori boshe, pa vlerë e pa kuptim! Presidenti që zgjidhet vetëm shkarkohet nuk ndalohet dot të betohet për të filluar detyrën.
Kjo është Kushtetuta e Republikës,ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit!
Me komentet personale të militantëve, që nuk kanë lidhje me Kushtetutë e ligje, nuk kam ndërmend të merrem!
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15