Në Egjipt arkeologët gjatë gërmimeve kanë zbuluar më shumë se 1 000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezat e lashta fisnore në qytetin Luksor, në perëndim të bregut të lumit Nil.
Drejtuesi i ekipit arkeologjik Mostafa el-Ëaziri, ka deklaruar se varreza përbëhet nga lobi dhe dy salla, ku janë gjetur 10 sarkofagë.
Ministria egjiptiane për Antikitetin ka njoftuar se bëhet fjalë për një varrezë të ndërtuar për gjyqtarët në periudhën e Mbretërisë së Re, që ka ekzistuar në periudhën mes viteve 1500-1000 para Krishtit.
Në njërën nga hapësirat janë gjetur më shumë se 1 000 statuja që tregojnë mbretëritë e dinastive të ndryshme, ndërsa arkeologët shpresojnë se do të zbulojnë edhe gjëra të reja në vazhdimin e gërmimeve.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com