​Zëdhënësja e PD: E vërteta e
‘abstenuesve’ mbrëmë në Kryesi

​Zëdhënësja e PD: E vërteta e<br />‘abstenuesve’ mbrëmë në Kryesi
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i quan Fake News shifrat e raportuara në media për rezultatin e votimit mbrëmë në mbledhjen e Kryesisë.
 
Mbledhja e organit më të lartë vendimmarrës i PD zgjati mbi dy orë dhe u shoqërua nga debate të ashpra mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Lulzim Bashës.
 
Grupi anti-Basha propozoi dy amendamente për bërjen e analizës së humbjes së 25 qershorit dhe shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë.
 
Propozimet u rrëzuan me shumicë votash, ndërsa në media u raportua për 20 abstenim për këtë çështje, 11 pro dhe 14 kundër. Këto shifra u konfirmuan gjatë kësaj të marte edhe nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku.
 
Amendamenti u propozua nga kreu i Departamentit për Pronat, Genc Malko, i njohur si përfaqësues i grupit anti-Basha.
 
Ndërkohë, zëdhënësja e PD jep një tablo krejt tjetër të asaj se çfarë ka ndodhur mbrëmë gjatë votimit në Kryesinë e PD.
 
Sipas saj, kanë qenë 24 vota kundër amendamentit të grupit anti-Basha, 11 kanë shkuar pro dhe 10 abstenime.     
 
Votimi në kryesinë e PD sipas Zhupës:
 
Kundër propozimit të z.Malko – 24 vota

Pro propozimit – 11 vota

Abstenime – 10 vota

Postimi i plotë në Facebook:
FAKE NEËS MBI VOTIMIN NË KRYESINË E PD
Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.
Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEËS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.
Në këtë votim rezultati ishte:
24 Kunder propozimit te Z. Malko
11 Pro propozimit të Z. Malko
10 Abstenime
Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.
Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.
Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre