​Zgjedhjet-Kavaja, PD plan për
shkatërrimin e materialeve zgjedhore

​Zgjedhjet-Kavaja, PD plan për<br />shkatërrimin e materialeve zgjedhore
TIRANE-Shtohen të dhënat dhe sinjalet, të cilat konfirmojnë se, protesta kombëtare e Partisë Demokratike, për pamundësimin e zgjedhjeve në Kavajë, mund të mos jetë paqësore, sikundër ka deklaruar publikisht kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Me anë të bllokimit të zgjedhjeve në Kavajë, opozita shqiptare synon t’i japë një mesazh mazhorancës qeverisëse, por edhe ndërkombëtarëve, që të marrin seriozisht përbetimet e saj për prishjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit. Kavaja konsiderohet një provë e fortë dhe përcaktuese nëse zgjedhjet parlamentare janë të rrezikuara nga bojkoti dhe aksioni politik i opozitës. Për organizimin e protestës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me bashkëpunëtorët e tij, krerët e partive aleate, sekretarët dhe kryetarët e degëve.

Një ditë pas takimeve, Shqiptarja.com ka mësuar detaje të reja rreth organizimit të protestës dhe direktivave ndaj krahut të fortë të partisë. Nga burime pranë organizatorëve të protestës mësohet se partitë opozitare synojnë goditjen dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore para se të nisë procesi i votimit, mëngjesin e 7 Prillit. Drejtuesit e strukturave të PD në rrethe janë udhëzuar për të sjellë një numër sa më të madh protestuesish në Kavajë, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme, pra që në 6 maj. Në funksion të zbatimit të këtij skenari, mbështetësit e Partisë Demokratike do të kalojnë natën e 6 majit në Kavajës. Gjatë kësaj kohe, pra nga pasditja e 6 majit deri mëngjesin e së dielës, protestuesit mund të ndërhyjnë me forcë, për të shkatërruar bazën me materiale zgjedhore pranë KZAZ përkatëse. Nuk ka ende një vendim përfundimtar, por ky është varianti më i lakuar në kampin e opozitës, sa i realizimit të premtimit për bllokimin e zgjedhjeve. Sipas këtij varianti, baza me materialet zgjedhore duhet të goditet para se të shpërndahet në qendrat e votimit, pasi në këtë fazë, rriten vështirësitë për prishjen e procesit zgjedhor. Bllokimi i bazës materiale para shpërndarjes do të pamundësonte procesin e votimit për zgjedhjen e pasuesit të Elvis Rroshit.

Dy faktorët  
Dy janë faktorët që mund të dështojnë skenarin e Partisë Demokratike për prishjen e zgjedhjeve në Kavajë. Së pari, një skenar i tillë do të ishte i panevojshëm, nëse kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të gjejnë rrugën e dialogut, për t’i dhënë fund ngërçit politik. Teksa zgjedhjet e 18 Qershorit po afrohen me shpejtësi, në lojë ka hyrë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili ka shprehur vullnetin për të ulur palët në tryezën e dialogut, pavarësisht objeksioneve të kundërta që ndajnë. Së dyti, masat e Policisë së Shtetit do të jenë përcaktuese për zhvillimin e zgjedhjeve në Kavajë. Mobilizimi i një numri të madh uniformash blu për mbrojtjen e materialeve zgjedhore, për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe më pas të numërimit, mund të çonte në tërheqjen e opozitës për të përplasur mbështetësit e saj me policinë. Po ashtu, edhe mbështetësit e mazhorancës në Kavajë janë një tjetër arsye që mund të çojnë në tërheqjen e PD, për të shmangur përplasjet sociale.
 
Skenari
Partitë opozitare synojnë goditjen dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore para se të shpërndahen në qendrat e votimit, për të pamundësuar procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Kavajë.
 
Udhëzimi
Drejtuesit e strukturave të PD në rrethe janë udhëzuar për të sjellë një numër sa më të madh protestuesish në Kavajë, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme, pra që në 6 maj.
  
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai