​Zgjedhjet në PD, Patozi dhe Selami
shkojnë në zyrën e Berishës 

​Zgjedhjet në PD, Patozi dhe Selami<br />shkojnë në zyrën e Berishës 
Gjatë kësaj të marte ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka takuar Sali Berishën dhe kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjet për kryetar partie brenda PD-së.

Patozi ka diskutuar me Berishën në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit por edhe për garën për kryetar brenda partisë.

Patozi ka shprehur ambicien për të garuar përballë Lulzim Bashës, por sipas tij nuk ka hyrë në garë për shkak të disa kushteve të vendosura prej tij, që nuk u plotësuan. 

Gjithashtu ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ka takuar dhe kandidatin për kryetar të Partisë Demokratikë, Eduard Selamin, por nuk bëhet e ditur se për çfarë kanë biseduar. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre