Një zjarr ka rënë në godinën e Agjencisë së Pronave mëngjesin e së enjtes.
Policia e Tiranës thotë se zjarri ka rënë në katin e katërt dhe nuk ka patur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme matriale.
Shkaku i zjarri mendohet të jetë I qëllimshëm nga dy rojet e godinës.
Për këtë arsyje Policia ka arrestuar rojet Skënder Hysa dhe Sokol Hamitaj, që akuzohen për shkatërrim prone me zjarr dhe shpërdorim detyre.
Rojet sipas Policisë kanë qënë ata të cilët kanë vënë zjarrin dhe nuk kanë lajmëruar në kohë shërbimet zajrrëfikëse.
Nga të dhënat nuk janë djegur dosjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me kompensimin e pronave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë.
Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz.
Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale "Shkatërrim prone me zjarr" dhe "Shpërdorim detyre", shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :
- Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.
- Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com